Levine, në sfilatë për Prinslo apo prenë e radhës?

15/11/2013 18:35

Behati Prinsloo është modelja e radhës, në listën prestigjioze të këngëtarit Adam Levine.

24-vjeçarja dhe këngëtari i famshëm u fotografuan të premten ndërsa shëtisnin të qetë në Nju Jork, një ditë pas sfilatës së famshme të “Victoria’s Secret”.

Lideri i grupit “Maroon 5” është bërë i famshëm në të shkuarën për lidhjen e pasura me supermodelet Nina Agdal apo Ana Vyalitsyna dhe si gjithmonë, ai ishte sërish në radhën e parë të të ftuarve në sfilatë, për të admiruar nga pranë hiret e 24-vjeçares me të cilën ndan shtratin gjatë së enjtes.

E megjithatë, me kaq shumë precedentë në jetën e tij, Prinsloo duhet të dyshojë nëse i dashuri i saj erdhi në paradë vetëm për të admiruar atë apo edhe për të piketuar prenë e radhës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA