Biznesi kundër arsenalit të Sirisë

15/11/2013 00:00

Dhoma e Tregtisë së Tiranës dhe përfaqësues nga disa grupime biznesi
janë shprehur kundër shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë në
territorin shqiptar.

“Dhoma e Tregtisë, anëtarët e Kryesisë dhe shoqatat e biznesit mbështesin fuqimisht lëvizjen qytetare dhe rinore për t’i thënë jo armëve kimike në Shqipëri. Eshtë një deklaratë e firmosur nga rreth 18 përfaqësues të shoqatave të biznesit. Duke e parë si shumë të rëndësishëm reagimin për lëviozjen qytetare, por njëkohësisht për të mbrojtur të ardhmen tonë, e kanë nisur dhe i ka kushtuar një rëndësi të veçantë, kësaj deklarate për të mbështetur lëvizjen e lirë të të rinjve, të fëmijëve tanë, të qytetarëve shqiptarë”, u shpreh Nikolin Jaka.

Sipas tyre, sjellja e armëve kimike në Shqipëri do të kishte pasoja negative në ekonominë e vendit.

Zërave kundër demontimit të armëve kimike në Shqipëri i është bashkuar dhe Shoqata Shqiptare e Turizmit, e cila përmes një njoftimi zyrtar deklaron se kjo do të dëmtonte sektorin e turizmit, si një degët më të rëndësishme të ekonomisë.

Top Channel