Toronto, Ford: Kam blerë drogë 2 vitet e fundit

14/11/2013 03:40

Kryebashkiaku i Torontos, Rob Ford, ka pranuar se ka blerë ilegalisht drogë gjatë 2 viteve të fundit, në një takim të rreptë, në të cilin këshilltarët e qytetit i kërkuan atij të shkëputet nga puna.

Gjatë javëve të fundit, Ford 44 vjeç, ka zbuluar se ai ka pirë kokainë të pastër, teksa gjendej në zyrë, dhe se vuante nga pija alkoolike.

Me një votim prej 41 votash pro dhe 2 kundër, këshilli i qytetit më të madh të Kanadasë i kërkoi atij të dorëhiqet. Por, Ford është zotuar se do të qëndrojë. Kërkesa ishte simbolike, pasi këshilli nuk ka tagrin për ta hequr atë.

Të mërkurën, Ford ishte pyetur egërsisht nga këshilltaret e bashkisë, të cilët janë të irrituar me sjelljen e shfaqur prej tij, duke shkuar edhe më tej, drejt “ai ka turpëruar qytetin.

Gjatë pyetjeve, spektatorët brohorisnin vazhdimisht, duartrokisnin dhe qeshnin, ndërkohë që janë këshilluar të mos flasin e të qëndrojnë në heshtje prej kreut të këshillit.

I pyetur nga një këshilltar, nëse kishte blerë apo jo drogë ilegale gjatë 2 viteve të fundit, Ford u ndal një moment, e më pas tha: “Po, kam blerë”. Ai i kërkoi falje të gjithëve dhe tha se ishte i turpëruar nga sjellja e tij.

“E kuptoj shqetësimin që i hapëm këtij qyteti, tha ai. “Nuk mund të ndryshoj të shkuarën, ajo që mund të bëj është të shkoj përpara”. Por, “jam më se i vendosur për të mbajtur këtë vend pune, nuk po largohem nga këtu”. Ai ka vendosur që të kandidojë për rizgjedhje në tetor të 2014-s.

Top Channel