Suficiti tregtar gjerman

14/11/2013 00:00

Bashkimi Europian po shpërndan dëftesat vjetore për politikën ekonomike
dhe për të parë, Gjermanise i duhet të argumentojë tepricat e larta në
bilancin tregtar.

Kush kritikon kampionin botëror në eksporte, duhet të presë reagime të forta. Këtë e kishte të qartë edhe komisioneri i BE-së për politikën monetare, Olli Rehn, i cili shprehu megjithate habi në Bruksel për “stuhinë publicistike prej disa ditësh, megjithëse raporti i Komisionit të BE-së për rreziqet ekonomike në Evropë, nuk është miratuar ende zyrtarisht”.

Gjermania ka prej vitesh një tepricë pozitive në bilancin tregtar, pra shet më shumë mallra jashtë nga sa importon. Teprica e bilancit tregtar arriti në vitin e kaluar 190 miliardë euro. Komisioni Evropian dyshon për ekzistencën e një dobësie strukturore, të një disbalance, e cila tani do të shqyrtohet, njoftoi Rehn.

Qendrimi i tij ka shkaktuar reagime te forta, thote dojce vele, duke cituar ketu eurodeputetin Heribert Reul, i cili kembengul te sqaroje se sukseset e eksporteve gjermane bazohen në produkte cilësore konkurruese. Të frenosh lokomotivën e ekonomisë europiane, do të thotë të çosh prapa gjithë Europën në plan ndërkombëtar, shton ai.

Ne te njejten linje kane qene edhe shoqata gjermane sipërmarrjesh e analiste. Akuzën se shqyrtimi i bilancit tregtar të Gjermanisë është qesharak përballë problemeve masive të shteteve të tjera të BE-së, presidenti i Komisionit të BE-së Barroso, disi i ofenduar, e hodhi poshtë: “Kur Komisioni i BE-së përmbush detyrimin e tij kjo nuk është qesharake. Ky është parakusht për një drejtim serioz të politikës ekonomike në Evropë. Më parë qeveria amerikane por edhe specialistë të politikave ekonomike nga Franca, Italia dhe vende të tjera në krizë, e patën kritikuar sufiçitin e bilancit tregtar gjerman, pasi sipas tyre ai shkon në kurriz të shteteve më të varfëra të BE-së.

Top Channel