Sarkozy rikthehet në gjykatë, Carla Bruni tërheq vëmendjen me paraqitjen e saj
Politika italiane ka hyrë në botën e serialit të famshëm të animuar, “Simpsons” dhe për fat të keq nuk ka bërë një figurë të mirë.
Kur kalojnë vetëm 51 sekonda nga fillimi i episodit të 534-t, një gazetar i kartonit e cilëson shkollën e Bart dhe Lisa Simpson si “më të korruptuar se Parlamenti italian”.
Episodi titullohet “Yolo” dhe është i katërti i sezonit të 25-të që u transmetua më 10 nëntor në kanalin televiziv amerikan FOX.
Gjatë episodit, gazetari Kent Brockman, duke i treguar drejtorit të shkollës Seymour Skinner një video të regjistruar fshehurazi gjatë orëve të mësimit, thotë se instituti është më i korruptuar se Parlamenti italian.
Në një prej sezoneve të hershme, serialit televiziv nuk i ka shpëtuar as Shqipëria, që “përfaqësohej” nga një djalë adoleshent shqiptar që strehohet për pak kohë në familjen Simpson dhe fotografon planet e çentralit atomik ku punon Homer Simpson.
Top Channel