Kloss “vjedh” spektaklin e “Victoria’s Secret”
14/11/2013 17:05
Karlie Kloss “vodhi” spektaklin madhështor të “Victoria’s Secret”, duke u vendosur në qendër të vëmendjes më shumë se kurrë ndonjëherë.
21-vjeçarja, një prej yjeve me ngjitjen më të shpejtë në botën e modës, u paraqit në këtë sfilatë si një flutur shumëngjyrëshe, përpara se të shfaqte anën e saj më të mirë me veshjet intime të markës së famshme të veshjeve.
Në një ditë në të cilën në pasarelë u ngjitën edhe yje të tjera të modës si Candice Swanapoel, Adriana Lima, Doutzen Kroes apo Lily Aldridge, suksesi i Kloss merr përpasa edhe më të mëdha.
Top Channel