Kanada, shkatërrohet rrjeti i pedo-pornografisë

14/11/2013 00:00

Policia kanadeze njoftoi shkatërrimin e një rrjeti pedo-pornografik ku 341 persona kanë përfunduar në pranga.

Rrjeti vepronte kryesisht në Toronto. Sipas autoriteteve vendase, në përfundim të një hetimi të gjatë 3-vjeçar mbi një rrjet të sofistikuar pornografie me të mitur. Hetuesit thonë se 400 fëmijë janë shpëtuar nga kthetrat e këtij rrjeti, pjesa më e madhe e të cilëve nga Europa Lindore.

Në qendër të gjithë skandalit ndodhej një kompani prodhimi dhe shpërndarje filmash në Toronto. Kjo kompani, e quajtur “Azov Films” besohet se ka shitur DVD të fëmijëve lakuriq të filmuar në Gjermani, Rumani dhe Ukrainë.

Aktiviteti i saj, me aq sa kanë publikuar autoritetet kanadeze, ishte i shtrirë në 94 vende të globit. Ndërkohë, vetë kompania është mbrojtur duke deklaruar se filmimet e saj janë pjesë e artit “naturist” dhe se ky aktivitet ishte i ligjshëm në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara.

Top Channel