Recesioni ekonomik njohu një zbutje në Greqi gjatë tremujorit të tretë të vitit, dëshmuan të dhënat e Instituti Grek të Statistikave “ELSTAT”.

Ekonomia helene u tkurr me diçka më pak se 3% gjatë kësaj periudhë, ndërsa parashikimet flisnin për një recesion prej 3,1%.

Për Greqinë, tremujori i fundit, pavarësisht rënies së thellë, përbën semestrin më të mirë ekonomik që prej vitit 2010.

“Të dhënat janë në linjë me parashikimet tona, që reflektonin edhe impaktin pozitiv të të ardhurave të turizmit në muajt Korrik-Shtator”, deklaroi ekonomisti Platon Monokroussos.

“Ky tremujor i tretë mbështet parashikimet e Bankës Greke për një recesion vjetor më të ulët se 4%”, shtoi eksperti.

Turizmi i garanton fqinjëve tanë jugorë 1/5 e Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe rivitalizimi i këtij sektori, pas një viti të dobët në 2012-n, është duke kontribuar për rimëkëmbjen e përgjithshme ekonomike të vendit.

Top Channel