Dhjetëra qytetarë shqiptarë kanë protestuar të enjten para ambasadës
shqiptare në Shkup, kundër shkatërrimit të armëve kimike siriane në
Shqipëri.

Protestuesit thanë se në këtë mënyrë po solidarizohen me qytetarët e Shqipërisë dhe kanë kërkuar nga Qeveria e Tiranë të mos lejojë demontimin e armëve siriane për shkak të dëmit të madhe që mund t’i sjellë vendit ky proces.

“Të shqetesuar për mundësine sjelljes së armëve kimike në Shqipëri jemi mbledhur këtu për të shprehur kundërshtimin tonë të fuqishëm kundër kësaj ideje. Ne solidarizohemi me qytetarët e vetëdijshëm anembanë Shqipërisë, të cilët e ngrenë zërin për ta mbrojtur shëndetin tonë dhe mirëqenien e brezave pas nesh. E inkurajojmë dhe kërkojmë nga Qeveria shqiptare që ta bëjë të qartë kundërshtimin për çfardo mundësie lidhur me sjelljen e armëve kimike siriane, duke u nisur nga dëmi që mund të shkaktohet për të gjithë”, u shpreh Anita Latifi, protestuese.

Protesta është organizuar nga një grup qytetarësh në rrjetet sociale, ku po kundërshtohet fuqishëm asgjësimi i armëve kimike siriane në Shqipëri.

Top Channel