Prishen tre ndërtime të paligjshme në Vlorë, aksioni do të vijojë
Segmentet rrugore të Bulevardi Zhan D’Ark dhe bulevardit “Bajram Curri” në Tiranë përfundojnë në afërsi të maternitetit, “Koço Glozheni” duke u ndërprerë pa patur asnjë lidhje me arterie të tjera.
Blloku i banimit ku kalon kjo rrugë është populluar vitet e fundit duke bërë që të jetë e nevojshme lidhja domosdoshmërinë e vazhdimit të këtij segmenti që ndërpritet.
Në muajin qershor në këtë rrugë filluan punimet midis një bashkëpunimi të Minitrisë së Transportit dhe bashkisë së kryeqytetit, ku ishte parashikuar rehabilitimi i lumit dhe rehabilitimi i segmenteve rrugore të cilat do të lidhen me Unazën e Madhe.
Krahas domosdoshmërisë për lehtësimin e trafikut, një nga problemet që shfaqet aktualisht në këtë bllok banimi është ndotja e akumuluar përgjatë gjithë anës së lumit të Lanës.
Dy segmentet e Bulevardit “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri” do të bëjnë lidhjen e qytetit me pjesën jugore të Unazës së Madhe. Ndërsa qytetarët janë në pritje të rifillimit të punimeve në këtë rrugë, ata janë mjaft të rrezikuar nga ndotja e krijuar.
Pamjet tregojnë qartë që situata këtu është mjaft kritike dhe e rrezikshme për moshat e vogla, që ekspozohen lehtë ndaj ndotjeve urbane.
Top Channel