Spanja prezanton uniformën e Botërorit

13/11/2013 00:00

Spanja ka prezantuar uniformën e re që do të përdorë në “Brazil 2014”.

Kampionët në fuqi të Botës do të paraqiten në Botërorin e ardhshëm me një të re: pantallonat nuk do të jenë më blu dhe uniforma do të jetë e gjitha e kuqe.

Kapiteni i përfaqësueses iberike, Iker Casillas, deklaroi: “Uniforma e re na pëlqen shumë. Do të shkojmë në Brazil me motivim të lartë. Duam të arrijmë diçka të rëndësishme dhe të rishkruajmë historinë.”

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta