Supermodelja Nina Agdal u shndërrua në një sirenë, ndërsa realizoi një seri të re fotografike në plazhet e Majemit.

Duke u zhytur në ujrat e Atlantikut, danezja 21-vjeçarje shfaqi edhe një herë më shumë hiret e saj të shkëlqyera, duke pozuar në mënyrë ndjellëse për disa orë me radhë.

Së fundmi, supermodelja është vendosur vazhdimisht në qendër të mediave, nëpërmjet një serie intervistash që ka dhënë në revistat e modës.

Më parë gjatë muajit, Agdal theksoi se nuk “mund ta dinte” se çfarë ishte dashuria në moshën e saj, deklarata të ardhura vetëm pak ditë pasi i dashuri i saj deklaroi publikisht se konsideronte Ninën “femrën më të bukur mbi tokë” dhe se ishte tërësisht i dashuruar pas saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA