Prishen tre ndërtime të paligjshme në Vlorë, aksioni do të vijojë Dhjetra të rinj të Këshillit studentor në Korcë kanë protestuar kundër
mundësisë për sjelljen dhe demontimin e armëve kimike në Shqipëri.
Teksa
janë grupuar para universitetit “Fan Noli” të rinjtë me pankarta në
duar kanë kërkuar që të mos sillen armët kimike në Shqipëri.
“Keshilli Studentor organizon kete proteste civile, te mbeshtetur edhe nga shoqeria civile, kunder demontimit te armeve kimike dhe importimit te tyre nga Siria ne Shqiperi. Ne mendojme se keto arme kimike jane te rrezikshme. Duam qe te sensibilizojme sa me shume opinionin publik qe armet jane te rrezikshme per Shqiperine dhe nuk duhet t’i pranojme ne asnje lloj menyre, aq me pak t’i demontojme ketu”, thone organizatoret e protestes.
Të rinjve të Këshillit Studentor iu janë bashkuar edhe përfaqësues të tifozerisë së ekipit ‘Skenderbeu’, të cilët gjithashtu kanë apeluar që t’i thuhet ‘jo’ armëve kimike të Sirisë në vendin tonë.
Ndërkaq shoqëria civile dhe Këshilli Studentor kanë nisur prej së hënës mbledhjen e firmave për një referendum lidhur me çështjen. Pritet që ditën e premte listat emërore të firmosura nga qytetarët t’i dërgohen drejtuesve të shoqërisë civile në Tiranë.
Nje proteste e ngjashme u zhvillua edhe ne Lushnje. Perfaqesues te shoqerise civile, organizata te ndryshme kane dale ne qender te qytetit per te shprehur kundershtine per shkaterrimine armeve kimike ne Shqiperi.
“Ne duhet t’i themi ‘jo’ njehere e pergjithmone importimit te armeve kimike. Edhe rasti i vetem i nje incidenti gjate transportimit apo demontimit te armeve kimike, atehere pasojat do te jene katastrofike”, thane organizatoret e protestes.
Top Channel