Piktura me tre panele e Francis Bacon, “3 studime të Lucian Freud”, është bërë puna më e shtrenjtë e artit e shitur ndonjëherë në një ankand, teksa arriti çmimin e 142,4 milionë dollarëve, në “Christie’s”.
Piktura e 1969-s, e paofruar kurrë më parë në ankand dhe që përpara shitjes kishte një çmim vlerësimi prej 85 milionë dollarësh, eklipsoi me lehtësi ofertën prej 119,9 milionë dollarë të bërë ndaj “Ulërimës” së Edvard Munch, të shitur në majin e vitit të kaluar, në “Sotheby”.
Rekordi i mëparshëm për një punë artistike të Bacon ishte vendosur në 2008, prej 86,3 milionë dollarë.
Piktura monumentale përshkruan shokun e piktorit të lindur në Dublin dhe ish-artistin Lucian Freud mbi një karrige, me një shikim nga secili krah dhe njëri ballor.
“Christie’s” e quajti atë “një kryevepër të vërtetë, që shënon marrëdhënien mes Bacon dhe Freud” si dhe “lidhjet familjare kreative e emocionale” të tyre.
Me ofertat që nisën te 80 milionë dollarëshi, piktura u shit pas një beteje të zgjatur ofertash, si në dhomën e tejmbushur të shitjes në Neë York, ashtu dhe nëpërmjet telefonit. “Christie’s” nuk e zbuloi identitetin e blerësit që pati fatin ta merrte.
“3 studimet e Lucian Freud” është gjithashtu njëra nga 2 pikturat tripanelëshe ekzistuese me gjatësi të plotë të Freud, nip i themeluesit të psikoanalizës, Sigmund Freud, teksa 3 panelet ishin të ndara për 15 vjet në vitet 1970 përpara se të ribashkoheshin.
Shitja shënoi gjithashtu një tjetër rekord domethënës, për çmimin më të lartë të arritur në ankand nga një artist i gjallë.
Top Channel