Lawrence: Nuk jam tipi i stërvitjes dhe dietës

13/11/2013 00:00

Ka një trup të mrekullueshëm, por jo si aktoret e tjera të Hollivudit. Në fakt, Jennifer Lawrence thotë për revistën ‘InStyle’ se nuk e vret mendjen për elegancën dhe nuk numëron kaloritë që merr.

“Nuk jam nga ato aktore që nis dietën dhe stërvitjen për një rol të caktuar. Para se të xhiroja ‘The Hunger Games: Catching Fire’ i thoja vete: Boll hëngre! Këtë film do ta shohin të gjithë! Por, vazhdoja me ëmbëlsirat”, thotë 23-vjeçarja.

Lawrence mendon se nuk është koha që të mendojë për familje: “Më pëlqejnë shumë fëmijët dhe shpresoj që një ditë të kem, por jo tani.”

Fituesja e çmimit Oscar aktualisht është e lidhur me aktorin britanik Nicholas Hoult.

Top Channel