Zyrtare/ Kushtetuesja merr vendimin, Veliaj rikthehet si kryetar Bashkie i Tiranës						
								
			Një 40-vjeçar ka mbetur i vdekur pas shpërthimit të një predhe që
ndodhi në shtëpinë e tij, në periferi të qytetit të Durrësit. 
Ngjarja u regjistrua në zonën e ish-Kënetës ku viktima Nikoll Frroku pas gjetjes së një predhe të vjetër luftarake ka nisur të bëjë prerjen e saj me një gur fresibël për të përftuar skrap. Predha ka shpërthyer duke shkaktuar vdekjen e Frrokut, ndërkohë që drejt vendit të ngjarjes kanë shkuar forca policore dhe kanë nisur kontrollet për prani të tjera predhash që mund të rrezikojnë jetën e banorëve në komunitet.
Gjetja dhe shitja e hekurishteve është kthyer në një mjet jetese edhe për shumë banorë të qytetit të Durrësit, të cilët në kërkim të sigurimit të të ardhurave nga kjo punë e pavarur rrezikojnë të humbasin edhe jetën duke kryer procese të rrezikshme demontimi, te lejuara vetem per persona te specializuar ne kryerjen e tyre.
Top Channel