Clinton-Obamës: Ndero angazhimin për sigurimet

13/11/2013 04:30

Ish-presidenti i Amerikës, Bill Clinton, ka thënë se presidenti aktual Barack Obama duhet të gjejë një rrugë për t’i lejuar amerikanët të mbajnë sigurimet shëndetësore aktuale, edhe pasi të zbatohet “Obamacare”.

Kompanitë e sigurimeve kanë anuluar shumë polica sigurimi, që nuk përmbushin kërkesat strikte të ligjit, edhe pse fillimisht Obama u zotua për tjetër gjë.

Clinton tha se aleati i tij demokrat duhet “të nderojë” angazhimin e tij, edhe nëse kjo do të nënkuptonte ndryshimin e ligjit. Republikanët “fluturuan” pas komenteve të Clinton.

Veç anulimit të politikave të sigurimit, faqja federale e internetit e krijuar për këtë ligj – i cili lejon klientët të blejnë plane private të sigurimeve shëndetësore, – është goditur nga anomali teknike.

Clinton bëri fushatë pro “Aktit të Kujdesit të Përballueshëm”, por tashmë është veçse politikani i fundit që flet kundër tij.

“Personalisht besoj se, edhe nëse do të duhet një ndryshim në ligj, presidenti duhet të nderojë angazhimin e tij dhe të qeverisë federale, që bënë ndaj atyre njerëzve, duke i lejuar ata të mbajnë ato që kishin pasur”, tha Clinton në një intevistë të publikuar të martën.

Ish-presidenti, i demokratëve siç është Obama, dha sërish mbështetjen e tij për ligjin mbi kujdesin shëndetësor, duke thënë: “Mësimi më i madh është se ne jemi shumë më mirë me këtë program, se sa pa atë”.

Komentet e tij vijnë vetëm pak ditë, pasi Obama kërkoi falje ndaj njerëzve, policat e sigurimit të të cilëve janë anuluar pas hyrjes në fuqi të “Obamacare”.

Top Channel