Bar Rafaelit i “del narkoza”
13/11/2013 17:40
Vetëm një ditë pasi iu nënshtrua një operacioni për heqjen e një nishani, supermodelja Bar Rafaeli tregoi se është riaftësuar plotësisht.
Izraelitja frekuentoi gjatë ditës një plazh dhe në fotot e postuara në “Instagram”, 28-vjeçarja tregoi se nuk i ka mbetur asnjë gjurmë nga narkoza e 24-orëve më parë.
Bar u dëshmua jo vetëm tepër entuziaste dhe aktive në ato imazhe, por edhe tërheqëse si gjithmonë, ndërsa shoqërohej edhe nga një mike e saj.
Në një status të lënë në rrjetin shoqëror, Rafaeli gjithashtu shkruajti: “Parajsa është Toka vetë. Jetoni jetën tuaj”.
Top Channel