Ministri serb për Kosovën, Aleksandar Vulin ka thënë se në ditët e
ardhshme do të shpallen emrat e personave që shkaktuan incidente gjatë
zgjedhjeve lokale në Kosovë.

“Pas takimit të Byrosë për koordinimin e shërbimit të sigurisë janë ndërmarrë masa konkrete dhe në ditët e ardhshme, para raundit të dytë të zgjedhjeve, do të mësoni emrat e atyre njerëzve që kanë bërë atë çfarë kanë bërë”, ka thënë Vulin.

Më 3 nëntor, procesi zgjedhor u ndërpre në tri qendra votimi në veri të Mitrovicës, pasi persona të maskuar hynë në to dhe shkatërruan gjithçka.

Votimi në këto tri qendra, sipas një vendimi të marrë më herët gjatë muajit nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, do të përsëritet më 17 nëntor.

Top Channel