SHBA, vriten tre muzikantë iranianë

12/11/2013 16:10

Tre anëtarë të një grupi popullor iranian të rrymës indie u qëlluan për vdekje nga një rival rocker, i cili më pas u vetvra, informoi policia amerikane ditën e martë.

Muzikantët jetonin në Nju Jork pasi konsideroheshin si anarkistë prej Teheranit, ku në rast rikthimi rrezikonin dënimin me vdekje.

Lideri i grupit “Yellow Dogs”, 27-vjeçari Soroush Farazmand ishte midis viktimave. Ai u bë i njohur në një reportazh të vitit 2009 të “CNN”, mbi muzikën rock që vazhdon të luhet në Iran, ndonëse është e ndaluar me ligj.

Bashku me Soroushin u vra edhe i vëllai, 28-vjeçari Arash, bateristi i grupit “Free Keys” dhe muzikanti tjetër, 35-vjeçari Ali Eskandarian.

Një piktor iranian mbeti i plagosur pasi u qëllua në krah.

Vrasjet u realizuan me pushkë të kalibrit 308 milimetra, brenda një ndërtese në Bruklin.

Arsyet e kësaj ngjarje të rëndë janë ende në hetim, por paraprakisht dyshohet për atentat të motivuar nga urrejtja racore.

Top Channel