Ndihmat për Filipinet

12/11/2013 00:00

Organizata e Kombeve të Bashkuara, përmes një apeli, kërkoi 301 milionë dollarë për t’u ardhur në ndihmë zonave të goditura rëndë nga tajfuni Hajian, në Filipine. Të paktën 10 mijë persona besohet se kanë humbur jetën, nga stuhia që thuajse rrafshoi pjesën qendrore të Filipineve, të premten.

“Ky aksion kërkon mbi 300 milionë dollarë. Është përgjigjia e agjencisë në të gjithë sektorët e ndihmës humanitare. Shifrat që ne vlerësojmë apo që vlerëson qeveria. Janë 11.3 milionë njerëz të prekur nga tajfuni në 9 rajone, në Filipinet qendrore, dhe 673 mijë të shpërngulur”, tha Jens Laerke, zyra për koordinimin e ndihmës, OKB.

Korrespondenti i BBC-së, Xhonatan Hed, në qytetin Tacloban në provincën Lejte, tha se rruga kryesore që të çon në aeroport është e pakalueshme, e mbushur me njerëz që kërkojnë të largohen.

Luftanije amerikane e britanike i janë drejtuar Filipineve. Disa vende kanë dërguar anije për të ndihmuar në përpjekjet e ndihmës, por moti i keq po pengon shpërndarjen e tyre.

Nën/sekretarja e Përgjithshme e OKB-së për Çështjet Humanitare dhe Ndihmën, Valeri Amos, mbërriti në Manila për të drejtuar operacionet e ndihmës. Ajo i tha BBC-së se stuhia ishte shumë herë më e rëndë nga ç’pritej dhe njerëzit janë “tmerrësisht të dëshpëruar”.

“Ata kanë nevojë për ujë, për t’u strehuar, të mbrohen”. Ajo kërkoi helikopterë që do të ndihmonin në vlerësimin e dëmit. Personat që i mbijetuan stuhisë janë shpërndarë në 7000 ishujt, që përbëjnë Filipinet.

OKB dha 25 milionë dollarë për nevojat më urgjente. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, tha se situata në Filipinë të copëton zemrën. Të hënën u shpall gjendja e katastrofës, masë që përshpejton furnizimin me ndihma në provincat më të prekura; Lejte dhe Samar.

Agjencitë e ndihmës kanë paralajmëruar se situata e sigurisë po përkeqësohet; sipas BBC ka pasur edhe plaçkitje të dyqaneve.

Haijan, i pagëzuar nga autoritetet filipinase si Jolanda, goditi provincat Lejte dhe Samar të premten. Ishte një prej stuhive më të fuqishme që kanë goditur tokën. Solli me vete erëra të fuqishme që i kalonin 235 km në orë dhe dallgë mbi 15 metra të larta.

***

Lufëtanije amerikane e britanike i janë drejtuar Filipineve të
përballura me një vazhdë shkatërrimesh pas kalimit të tajfunit ‘Haiyan’
të premten e ku mijëra të mbijetuar janë në pritje të ndihmave.

Rreth 10 milione vete jane prekur nga stuhia perbindesh, me e fuqishmja ne gati nje shekull, 660 mije jane shperngulur e viktimat jane mbi 10.000. Sekretari i Pergjithshem i OKB-se, Ban ki Moon tha se pamjet e pasojave te tajfunit, te kepusin shpirtin.  

“Mijera jete te humbura, gati 10 milione te prekur, gjendja eshte katastrofike. Kombet e Bashkuara kane ndermend te ndermarrin nje nisme humanitare ne shkalle te gjere e te alokojne 25 milione dollare per financimin e perpjekjeve te ndihmes. Le t’i tregojme popullit filipinas solidaritetin tone ne keto kohe te veshtira per te”, tha Ban Ki Moon.  

Dëmet janë të mëdha dhe OKB është duke u mobilizuar për një përgjigje masive. Me se pari ajo do te kete ne fokus përmbushjen e nevojave për ushqim, strehim, kujdes shëndetësor, e parandalimin e epidemive. Shpresat jane qe numri i te vdekurve te mos rritet edhe me tej, megjithese nje mundesi e tille nuk perjashtohet. Sipas zyrtareve vendas, të gjithë duhet të jenë të përgatitur për skenarin më të keq ndërkohë që ekipet e para të ndihmave përgatiten të mberrijne në zonat e largëta të rajoneve të goditura nga tajfuni.

OKB-ja i ka pergezuar autoritetet filipinase per menyren shume mbreselenese te reagimit. Përpjekjet për të ndihmuar personat në nevojë janë veshtiresuar se tepermi nga kufizimet logjistike, duke përfshirë ketu dëmtimin e infrastrukturës rrugore e aeroporteve.

Ne vend ka mberritur shefja e Kombeve te Bashkuara per çeshtjet humanitare, Valerie Amos, e cila pritet te leshoje nje apel per fonde. Komuniteti ndërkombëtar ka reaguar shpejt ndaj gjendjes në Filipine, duke dërguar atje avionë të ngarkuar me furnizime emergjence, ekipe mjekësore dhe skuadra të kërkim shpëtimit.

Top Channel