Lezhë, abuzuan seksualisht me të miturën, dy në pranga

12/11/2013 00:00

Policia e qytetit të Lezhës ka vënë në pranga dy persona dhe ka shpallur
në kërkim një tjetër, pasi dyshohet se kanë abuzuar seksualisht me një
të mitur.

Sipas burimeve nga policia lokale, Taulant Ndreca dhe Valentin Kola, nga fshati Barbulloj i Lezhës, akuzohen për veprën penale “marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç”.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në fshatin Barbulloj, ku dy të arrestuarit dyshohet se kanë detyruar 17-vjeçaren me iniciale G.M nën presionin e dhunës që të kryejë marrëdhënie seksuale me ta.

Abuzimi me të miturën mendohet se ka ndodhur në fillim të nëntorit, por është denoncuar vetëm tani nga 17 vjeçarja. Policia ka nisur hetimet, ndërkohë që është vënë në ndjekje të personit të tretë, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.

Top Channel