Dhunimi i ambasadës ruse në Poloni

12/11/2013 15:40

Ministria e Jashtme Ruse kërkoi nga Polonia një ndjesë zyrtare, pasi nacionalistët sulmuan ambasadën ruse në Varshavë ditën e hënë, ndërsa në vend festohej dita e pavarësisë.

11 Nëntori 1918 është dita në të cilën përfundoi Lufta e Parë Botërore dhe kur Polonia u rithemelua pas një pushtimi 123-vjeçar prej Perandorisë Ruse, Perandorisë Austro-Hungareze dhe Prusisë (Gjermanisë së sotme).

Nota në të cilën Moska pretendon ndjesë u parashtrua pasi ambasadori polak në Rusi, Wojciech Zajaczkowski u thirr nga autoritetet ruse për t’i kërkuar shpjegime.

Ministri i Jashtëm i Polonisë, Radoslaw Sikorsi, në një reagim fillestar shprehu “keqardhje të thellë” për incidentin, ndërsa fajësoi ultra-nacionalistët për këtë ngjarje.

Megjithatë, Varshava nuk ka kërkuar ende falje për incidentetin, që përfundoi me arrestimin e dhjetëra protestuesve.

Gjatë marshimit të ultranacionalistëve, ambasada ruse u qëllua me gurë dhe fishekzajrre, ndërsa përpara saj u dogjën flamunj të Federatës Ruse.

Katër policë u plagosën dhe dy makina policie u dogjën, në përleshjet e regjistruara mbrëmjen e së Hënës.

Per arsye historike, ndienjat anti-ruse ne Poloni vazhdojne te jene te forta deri ne ditet e sotme.

Top Channel