Tajfuni apokaliptik

11/11/2013 00:00

Shkatërrimet apokaliptike që tajfuni “Haiyan” la pas në rrugën e tij të
kalimit në Filipinë, janë përshkruar nga shefi lokal i Kryqit të Kuq “si
çmenduri e pastër”.

Stuhia rrafshoi banesa, shkolla dhe nje aeroport. 10.000 te vdekur numerohen vetem ne qytetin Tacloban e gjetke jane ka edhe me qindra te tjere. Me mijera vete jane detyruar te braktisin shtepite e tyre. Kater milione eshte totali i te prekurve nga katastrofa natyrore, shume nga te cilet tani luftojne per mbijetese pa ushqime, uje apo nje kulm mbi krye. Te gjitha keto e bejne pershkrimin e Kryqit te Kuq ate qe krijon ndoshta idene me te sakte se me çfare perballen Filipinet ne keto momente.

Haiyani ka prekur token ne veri te Vietnamit, prane kufirit me Kinen, tashme i dobesuar ne stuhi tropikale. Duket se furine e terbimit te tij e vuajten vetem Filipinet. Nje koordinim i perpjekjeve nderkombetare te ndihmes ka nisur per t’i ardhur ne ndihme vendasve, megjithate punonjesit e shpetimit nuk e kane pasur te lehte mberritjen te fshatrat dhe qytezat e izoluara pas stuhise. Korrespondentet e huaj ne vendngjarje thone se Taclobani eshte rrafshuar thuajse krejtesisht.

Kur kalon rrugeve te tij, zor se te ze syri ndonje ndertese qe te jete akoma ne kembe, eshte pershkrimi i Jon Donnison te BBC-se. Njerezit tregojne sesi nje mur uji u perplas mbi kete qytet pas goditjes nga tajfuni te premten. Trupa te pajete dergjen rrugeve prej tre ditesh, vazhdon ai; nuk ka njeri rrotull qe t`i varrose.
Njerezit jane te deshperuar per ushqime, uje te pijshem e nje strehe ku te fusin koken. Ne aeroportin e demtuar keqas, eshte sajuar nje lloj spitali fushor. Dy gra te reja sollen ne jete femijet e tyre te rrethuara nga shkaterrimi dhe vdekja. ndihma po mberrin, por shume ngadale. Dhe Taclobani eshte vetem nje qytet ne nje province; askush nuk e di deri tani shkallen e vertete te shkaterrimeve ne pjese te tjera te vendit. Ofertat për ndihma kanë filluar të vijnë nga shume shtete, perfshire ameriken. Permes nje deklarate te dielen, Presidenti Barak Obama shprehu keqardhjen e vendit te tij dhe u zotua për “ndihma të konsiderueshme humanitare”. Njësi ushtarake amerikane u mobilizuan të shtunën ne kerkimin e te mbijetuarve.

Top Channel