Mbledhja e përbashkët e qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë pritet të mbahet në muajin dhjetor, pas përfundimit të procesit elektoral nëpër të cilin po kalon Kosova.

Këtë e bëri të ditur qeveria e Kosovës. Në njoftimin për media thuhet se ekzkeutivi kosovar ka kërkuar nga qeveria shqiptare që ta shtyjë mbledhjen e paracaktuar që të mbahet në nëntor.

“Duke qenë se mbledhja e parë e përbashkët e dy qeverive do të shënonte edhe simbolikisht fillimin e një epoke të re të bashkëpunimit, ajo nuk do të duhej të bëhej cak sulmesh dhe interpretimesh elektorale, për më tepër që kalendari i mbledhjes së përbashkët ishte dakorduar para caktimit të datës së zgjedhjeve”, thuhet në komunikatën e qeverisë së Kosovës.

Rrjedhimisht, qeveria kosovare ka kërkuar mirëkuptimin e qeverisë shqiptare që mbledhja e parë të mbahet në fillim të muajit dhjetor, “për ruajtjen e integritetit të bashkëpunimit mes dy shteteve”.

Top Channel