“Shqipëria Tjetër” mes Tiranës dhe Durrësit

11/11/2013 00:00

Varfëria dhe pamundësia nuk fshihet vetëm zonave të thella, mes maleve e pas kilometrave të tëra larg qyteteve.
Ato mund të jenë edhe jo larg tyre, fare afër… Mes Tiranës e Durrësit
dy qyteteve më të mëdha ka komunitete të harruara , të braktisura e të
lëna mënjane në një realitet ku edhe shpresa duket një dëshirë e tepërt e
shekuj dritë larg qyteterimit.

Rruga e Ndroqit qe i perngjan nje aksi prehistorik per shkak te rrenimit thyhet tutje per ne fshatin Manskuri.

Ai ngrihet vetem pak kilometra me tej, fshehur pas nje shtegu te lodhur e gropa mbushur.

Jane te mjaftueshme ato pak minuta per te te zhytur ne histori. Nuk jemi kthyer pas ne kohe edhe pse imazhet duket vertete sikur te kredhin ne nje realitet te tille.

Nuk ka nevoje te rremosh shume ne kete fshat per te gjetur problemet, ato jane te pafundme dhe te çdollojshme…

Duke filluar nga rruga qe sipas banoreve iu nenshtrua disa punimeve para 23 Qershorit, biles sipas tyre edhe u deklarua e perfunduar. Edhe pse leket fluturuan siç thone bashke me projektin e deklaratat.

“U fut një firmë për të bërë riparimin e rrugëve para votimeve pastaj rruga mbeti në dorë. Mbaruan votimet sesi është e vërteta e kësaj pune një Zot e di”, shprehet një nga banorët.

Iliaz Turja, një tjetër banor i kësaj zone deklaroi : “Ne kete gjendje qe eshte asnjehere s’do kishte qene as ne kohe te Enverit as ne kohe te Skenderbeut jo”.

Banoret kane patur shpesh edhe probleme me energjine qe ka ikur edhe me muaj, e po ashtu me ujin.

Kete te fundit e paguajne aforfe gjthmone edhe pse rubinetat me se shumti i kane te thare siç tregojne vete ata te ngrysur e te lodhur nga e perditshmja e fshatit te tyre.

Majtas, djathtas, ne çdo ane… hallet dhe dertet shkrihen me jetet e banoreve, marrin fryme me frymemarrjet e tyre, shohin me te njejtat sy, ngrene jetet ne te njejtin fshat qe duket sikur eshte maje ndonje mali te thelle edhe pse Tirana eshte aty e po ashtu Durresi, te pakten gjeografikisht sepse ne realitet duken larg sa nje humbetire.

“Gjendja ekonomike më e dobët nuk mund të bëhet. Edhe në kohën e Enverit ishte më mirë, tani na vjen ta puthim Enverin. Jemi në vendin më të varfër rreth Durrësit”, deklaroi Rakip Manzi.

Fshati ka patur edhe shkolle, por ajo nuk eshte me. Disa nxenes duhet te shkojne kilometra larg ne Rromanat per te mesuar, ndersa me te vegjelit ne nje ngrehine private qe ska lidhje me arsimin.

Histori njerezore te ngritura mbi varferine dhe pamundesine. Ashtu si ne familjen Gjuzi ku burri i shtepise nuk merr asnje asistence asnje perkrahje edhe pse eshte invalid dhe i semure… ne Shqiperi edhe me kategori te tilla abuzohet e luhet.

“Për bukë, vetëm për bukë shpenzohen lekët. Dhe për ilaçe. Jemi të dy të sëmurë”, thotë Meremi Gjuzi.

Ne lagjen tjeter, banoret rrugen e kane hapur me shpenzimet e tyre. Kane hedhur se kush pjesen e tij, duke hequr shpesh edhe buken e gojes.

Tejmi bluja e detit, si nje bukuri qe vret Manskurine dhe banoret e tij… Pa uje, probleme me dritat, me rrugen, me shkollen…Veshtirë se mund te jetohet ne keto kushte, kur edhe vete oksigjeni duket i mpakur nga veshtiresite e panumerta

Jane vetem nje grusht kilometra. Më një anë kryeqyteti drita shume, në anën tjetër Durrësi hijerënde. E mes tyre, Manskuria zhytur në një botë tjetër…

Top Channel