Pamje tronditëse në Ankara/ Babai var në dritare vajzën e tij 3 vjeçare, e kërcënon me thikë në dorë pas një konflikti me bashkëshorten
Një gjykatë në Moskë dënoi me burgim të përjetshëm tre të pandehurit e shpallur përgjegjës për sulmin me bombë në aeroportin e Moskës, në vitin 2011.
Nga shpëthimi i orkestruar prej seperatistëve çeçenë, në aeroportin e “Domodedovo”-s humbën jetën 37 persona.
Një bashkëpunëtor i katërt u shpall fajtor dhe u dënua me dhjetë vjet heqje lirie.
Sipas gjykatës, të dënuarit ndihmuan 20-vjeçarin që kreu sulmin vetvrasës në aeroport duke i ofruar strehim dhe duke i dhënë eksplozivët e siguruar më parë prej tyre.
Përveç viktimave, në atë ngjarje mbetën të plagosur edhe 172 persona të tjerë, pasi bomba shpërtheu në një sallë pritje të mbushur me udhëtarë.
Ishte drejtuesi i militantëve islamikë çeçenë, Doku Umarov, ai që urdhëroi këtë akt terrori.
Umarov është njeriu më i shumëkërkuar në Rusi. Ai drejton një grup islamist të quajtur “Lëvizja e Emiratit të Kaukazit”.
Top Channel