Qeveria greke i ka mbijetuar mocionit te votebesimit qe ka kerkuar partia me e madhe opozitare ne parlament, Syriza.

Nga 294 deputete ne salle 124 votuan pro, 153 kundër dhe 17 kanë deklaruar te pranishem. Nderkohe koalicioni i kryeministrit Antonis Samaras ka humbur edhe nje deputet nga gjiri i socialisteve greke qe ka perkrahur mocionin e opozites dhe tashme shumica ne parlament ka vetem kater deputete me teper.

Votebesimi u kerkua nga Radikalet e Majte pas nderhyrjes se forcave speciale te policise per te boshatisur godinen e televizionit shteteror ERT ne Athine, me synimin per te hedhur poshte politikat shtrenguese qe po zbaton Qeveria si nje kusht i imponuar nga kreditoret e saj.

“Ju dështuat për të ndalur katastrofën ekonomike , ju nuk arritet të gjeni alternativa qe tu a propozonit huadhënësve dhe më e rëndësishmja, ju nuk arritet te perballoni krizen e madhe humanitare që po u kanoset miliona qytetarëve tanë”, tha Aleksis Tspiras, lideri i Syrizas.

Debati i ashper parlamentar eshte zhvilluar ne momentet kur ne Athine ndodhen perfaqesuesit e kreditoreve, e ashtuquajtura troika, te cilet pasi kane gjetur nje boshllek fiskal prej 2 milardë eurosh per vitin 2014, kerkojne masa suplementare shtrenguese, midis te tjerash pushime nga puna ne administrate, si kusht per levrimin e kestit te huase prej 5.9 miliardë euro,pjese e paketes kolosale te ndihmes per Greqine me vlere 240 miliard euro. Nderkohe kreu i Radikaleve te Majte eshte kritikuar ashper per papergjegjshmeri te kerkeses per votebesim, vetem 50 dite nga presidenca greke e BE, nga lideri i socialisteve Venizellos, ministri i Financave Stournaras dhe vete kryeministri Samaras.

“Nëse programi ynë është i dështuar është një çështje do ta gjykojne tregjet.Prandaj normat e interesit te kredise nga vjet, deri sivjet kane rene kaq shume? Prandaj mundesia per te dale Greqia nga eurozona eshte tashme zero, ndersa me pare ishte gati 50%?, tha Janis Stournaras, ministri i Financave.
Antonis Samaras Kryeministri i Greqise.

“Vendi po ju le pas z.Tsipra. Greqia do të ketë përfunduar programin e saj të shpëtimit dhe ju do të jeni ende duke argumentuar në lidhje me mënyrën se si duhet rinegociuar. Greqia ka arritur reduktimin me te madh te borxhit në histori, ndersa ju jeni ende duke argumentuar se si do te reduktoni borxhin”, tha kryeministri Antonis Samaras.

Ndërsa ne parlament debatohej, mijëra protestues ishin mbledhur ne sheshin jashte tij, ne mbeshtetje te mocionit te Radikaleve te Majte kunder qeverise.

Top Channel