Vuçiç paralajmëron dorëheqjen, analistët zbulojnë planin: Synon postin e kryeministrit
Pjestarët e Agjencisë Kosovare të Intelegjencës dhe ata të Policisë së Kosovës për hetimin e krimeve kanë arritur që të zbulojnë një grup personash të cilët dyshohen për terrorizëm.
Bëhet fjalë për gjashtë persona të cilët janë arrestuar si rezultat i një operacioni në komunën e Prishtinës dhe Gjilanit. Policia dhe Agjencia Kosovare e Intelegjencës gjatë operacionit kanë gjetur sasi të mëdha armësh, përfshirë edhe eksploziv.
Burime zyrtare në kushte anonimati thonë për Top Channel se hetimet ndaj këtyre personave po zhvilloheshin prej kohësh. Dy prej të arrestuareve dyshohen për sulm fizik kundër dy motrave të nderit në Prishtinë, të cilat janë me shtetësi amerikane. Sulmi ndaj dy amerikaneve ka ndodhur ditën e zgjedhjeve në Kosovë, më 3 nëntor.
Në komunikatën për shtyp të policisë për këtë çështje thuhet se ky grup personash dyshohet për kontrabandim me armë dhe vepra të tjera penale. “Operacioni ishte zhvilluar para një jave me implementimin e masave të fshehta të hetimit dhe ka rezultuar me arrestimin e gjashtë personave të dyshuar, katër prej të cilëve nga Gjilani dhe dy nga Prishtina”, thuhet në komunikatë.
Gjatë këtij operacioni janë zhvilluar shtatë bastisje në dy qytetet në fjalë, ku si prova materiale janë konfiskuar: një snajper, një karabinë, një pushkë gjysmë automatike, dy pistoleta, një pistoletë e modifikuar, rreth 1 mijë e 200 fishekë të AK-47, 1 mijë e 900 euro, dy vetura “BMW” dhe Mercedes, si dhe prova të tjera materiale.
Top Channel