Të paktën 62 vendvotime do të shkojnë në rinumërim. 24 prej tyre janë për kryetarë komunash. Ky vendim është marrë nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, pasi është vlerësuar se ka mospërputhje.

Arsyet kryesore për materialet në karantinë janë që dy apo më shumë shirita mbyllës nuk përputhen me numrat e regjistruar në FPR, gjithësesi asnjë material nuk mungon.

Pastaj, shiriti i sigurisë i mesëm mungon në kutinë e votimit apo numri i tij nuk përputhet me atë që është regjistruar në FPR.

Gjatë hetimeve të bëra në karantinë vërehet se ka mospërputhje mes të numrit të fletëvotimeve të pranuara, të përdorura dhe të papërdorura dhe në disa raste shiritat e thasëve të përdorur dhe të papërdorur kanë qenë të ndryshëm ose nuk ka pasur shirita fare.

Pastaj ka nga ato ku mungon materiali i ndjeshëm, një apo më shumë nga materialet e ndjeshme gjatë pranimit nuk është pranuar. Në disa raste mungojnë zarfet e sigurisë dhe në raste të tjera nuk ka nënshkrime të votuesve me kusht.

Top Channel