Thellohet bilanci i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, shkon në 1430 numri i jetëve të humbura
Më mirë pa marrëveshje fare, sesa me marrëveshje të keqe për Iranin. Per
sekretarin amerikan te Shtetit, John Kerry, nuk eshte rasti qe Shtetet e
Bashkuara te nguten ne vulosjen e nje pakti.
Kryediplomati ishte i ftuar ne emisionin ‘Meet the Press’ te NBC-se, ku perforcoi edhe nje here pohimet e se djeles, kur tha se amerika nuk eshte as e verber e as pamend qe te kerkoje nxitimthi nje marreveshje pa e peshuar mire.
“Gjithmonë kemi thënë dhe Presidenti Obama e ka bërë plotësisht të qartë se nuk jemi me ngut. Duhet të arrijmë marrëveshjen e duhur. Më mirë pa marrëveshje se me marrëveshje të keqe. Po i përmbahemi këtij koncepti”, u shpreh Kerry.
Bisedimet e Gjeneves perfunduan pa një marrëveshje mes Iranit dhe pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit plus Gjermanisë. Kerry sqaroi se Shtetet e Bashkuara do të ndjekin pista paqësore për të mos lejuar që republika islamike te krijoje armë atomike, por shtoi se Presidenti Obama “nuk ka eliminuar asnjë opsion të mundshëm.
Ai theksoi se me idene e maturise bashkohet edhe Franca. Parisi me heret shprehu shqetesimin qe pakti i propozuar nuk do të arrije dot ta ndale aktivitetin iranian te pasurimit te uraniumit. Vete presidenti i Republikes islamike Hassan Rouhani eshte shprehur se vendi i tij nuk do të heqë dorë nga ato që i cilësoi si të drejtat e veta bërthamore, pavarësisht marreveshjeve qe arrihen me negociatorët ndërkombëtarë.
Top Channel