Bisedimet për paqen në Siri

11/11/2013 00:00

Aleanca kryesore opozitare siriane deklaroi se do të pranojë të marrë
pjesë në bisedimet e paqes nëse plotësohen disa kushte të saj.

Pas nje votimi mengjesin e të hënës,Keshilli Kombëtar sirian perforecoi edhe nje here qendrimin e tij persa i takon presidentit Bashar al Assad, duke thene se nuk duhet te kete asnje rol ne periudhen e tranzicionit.

Nga ana tjeter, grupi kerkon t`i garantohet agjensive te ndihmes kalim i sigurte ne zonat e rrethuara dhe pretendon lirimin e te gjithe te burgosurve, vecanerisht grave e femijeve. Damasku zyrtar ka refuzuar me kohe cdo lloj parakushti per negocjatat e gjeneves. OKB-ja, Shtetet e Bashkuara dhe rusia po perpiqen ta organizojne takimin mundesisht deri ne fund te nentorit. Por i derguari i liges arabe dhe kombeve te bashkuara per Sirine, lakdar brahimi u shpreh javen e kaluar se konferenca do te shtyhet, edhe pse shpreson ne mbajtjen e nje samiti para fundit te vitit. marreveshjen, koalicioni kombetar e arriti pas dy dite diskutimesh ne Stamboll.

Deklarata e leshuar me kete rast nga zyra e Monzer Azbik, shefi i stafit te liderit te koalicionit, i meshonte me force kerkeses per largimin e Asadit nga pushteti dhe faktit qe ai nuk duhet te jete pjese e qeverise se perkohshme. Bashar al Assad nuk duhet te kete rol ne periudhen e tranzicionit dhe ne te ardhmen e Sirise, thuhet aty.

Ky zhvillim vjen nje dite pasi kreret fisnore te Qudsaya-se, ne periferi te damaskut, arriten te negocionin heqjen e perkohshme te bllokades qeveritare, cka lejon furnizimin me ushqime te zones se mbajtur prej nje muaji nen rrethim.

Besohet se ndihma humanitare u nevojitet me shume se 9 milione sirianeve. Perpjekjet per nje konference te Gjeneves numer 2 me qellim fundin e konfliktit ne Siri vazhdojne prej muajsh ne mesin e mosmarreveshjeve mbi pjesemarrjen ne kete event.

Top Channel