BE-SHBA, bisedimet për tregtinë e lirë

11/11/2013 15:15

Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të rinisin bisedimet me qëllim krijimin e zonës më të madhe të tregëtisë së lirë në botë.

Bisedimet për marrëveshjet e “Tregtisë Transatlantike” dhe “Partneritetit të Investimeve” duhet të ishin nisur në Tetor, por u shtynë si rrjedhojë e ngrirjes së përkohshme të buxhetit federal në SHBA.

Sipas ekspertëve, suksesi në këtë raund të dytë negociatash nuk është i garantuar, pasi marrëdhëniet mes SHBA-së e Europës mbeten të tensionuara për shkak të skandalit të përgjimeve.

Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, i bëri thirrje liderve europianë që të mos lejojnë këtë mosmarrëveshje që të dëmtojë bisedimet.

Së bashku, SHBA dhe Bashkimi Europian kanë një Prodhim të Brendshëm Bruto prej 30 trilion dollarësh në vit ose sa gjysma e të gjithë prodhimit botëror.

Sipas përllogaritjeve të BE-së, nga lehtësimet doganore, 28 vendet anëtare do të përfitonin një shumë të përbashkët prej 119 miliardë eurosh në vit.

Top Channel