Avari në satelitin indian drejt Marsit

11/11/2013 15:55

Qëllimi i Indisë për të mbërritur në planetin Mars vendoset në pikëpyetje, pasi një motor që duhet të kryente shkëputjen e anijes nga graviteti i Tokës rezultoi difektoz.

Problemi ndodhi gjatë një manovre që synonte të kalonte satelitin në një lartësi prej 100 mijë kilometrash nga sipërfaqja e Tokës, nga 71 mijë ku ndodhet aktualisht.

Një problem me oksigjenin e lëngshëm të përdorur si karburant bëri që shkëputja mos të arrinte objektivin.

Megjithatë, Organizata Indiane e Kërkimit Hapësinor theksoi se sateliti kërkimor mbetet ende funksional.

Si një zgjidhje alternative, sateliti do të qarkullojë në orbitën e Tokës deri në fund të muajit, e pasi të ketë arritur shpejtësinë e nevojshme për t’iu shkëputur forcës tërheqëse të planetit mëmë do t’i ndryshohet drejtimi për në Mars.

Top Channel