Miss Universi 2013 është Maria Gabriela Isler nga Venezuela, e cila mundi me bukurinë e saj 85 konkurruese nga e gjithë bota.
Ishin momente jo të lehta për Isler, e cila kishte shtrënguar duart me Miss Spanjën, Patricia Yurena Rodriguez, në pritje të shpalljes së emrit fitues.
Miss Venezuela u shpreh e shokuar, që kishte fituar ndaj shoqes së saj, me të cilën kishte ndarë dhomën në Moskë, kryeqytetin e Rusisë, ku dhe u zhvillua konkursi i bukurisë.
“Ndjej shumë emocione, jam ende shumë nervoze, s’mund ta besoj… Jam e habitur, por njëherësh ndjehem e bekuar, që do t’i jap këtë lumturi vendit tim”, tha fituesja.
Nga sfilatat me fustane dhe me kostume banjosh, Miss-eve iu drejtuan disa pyetje nga juria. Bashkëpronari i konkursit “Miss Univers”, Donald Trump, tha se Isler kishte qenë një prej të preferuarave të tij.
Mbi një miliard njerëz e ndoqën konkursin, që shënoi këtë vit 62-vjetorin e tij.
Top Channel