Sarkozy rikthehet në gjykatë, Carla Bruni tërheq vëmendjen me paraqitjen e saj
Pianisti dhe kompozitori i njohur Aleksandër Gashi dhuroi emocione të veçanta me koncertin e tij vokal-instrumental në teatrin “Migjeni” të Shkodrës.
Interpretimi i tij është ndjekur nga një publik i zgjedhur, figura të njohura të qytetit të Shkodrës, ndërsa i pranishëm ishte edhe presidenti Bujar Nishani. Gjatë interpretimit, Gashi shoqërohej nga artistët Lorenc Stojka, Çesk Marashi, Maria Vulpi dhe orkestra e harqeve e qytetit, e drejtuar nga Viola Bajraktari.
Kompozitori dhe pianisti Aleksandër Gashi prej më shumë se 20 vitesh jeton në Romë dhe njihet si mjeshtër i inerpretimit në piano. Ai ka luajtur me emrat më në zë të muzikës operistike në Itali, ndërsa në vitin 2001, me propozim të presidentit italian, atij iu dha shtetësia italiane për merita artistike me motivacionin “mjeshtri Aleksandër Gashi përfaqëson një pasuri të madhe njerëzore e artistike për Italinë”.
Eventi kulturor në teatrin “Migjeni” është zhvilluar në bashkëpunim me Konsullatën Italiane në Shkodër, Insitutin Italian të Kulturës në Tiranë dhe kujdesin e bashkisë së qytetit.
Top Channel