Obama: Ekonomia jonë u rrit

09/11/2013 00:00

Barak Obama i ka dale në mbrojtje politikave ekonomike të administratës
se tij. Presidenti amerikan, i perballur me nivelin me te ulet të
mbështetjes publike që prej marrjes se postit, foli nga New Orleans i
Luizianës për sfidat ekonomike të vendit.

Presidenti po ndeshet me skepticizëm në rritje lidhur me problemet që po shoqërojnë zbatimin e programit për kujdes shëndetësor. Megjithate, ne fjalen e vet, shefi i Shtepise se Bardhe u kujdes te theksonte sukseset e arritura, nder te cilat kujtoi 7.8 milionë vendet e reja te punes, uljen e defiçitit e kostos së kujdesit shëndetësor, si dhe fuqizimit te industrisë së automjeteve e tregut të shitjes së shtëpive.

“Ekonomia u forcua kete vere me ritmet me te shpejta te te gjithe vitit. Çeshtja eshte qe me t’u mbyllur tremujori, ca politikane ne ëashington vendosen ta mbyllnin Qeverine dhe te braktisnin detyrimet financiare te vendit. I bej thirrje Kongresit t’i hedhe pas kraheve betejat partizane e te miratoje nje buxhet i cili te rrise shpenzimet per shkencen, kerkimet, arsimin, nje buxhet i cili te shtoje fondet per te permiresuar rruget, urat e portet. Kjo hap vende te reja pune; keto nuk jane çeshtje militantizmi, keto jane çeshtje amerikane”, u shpreh Obama.

Sipas Obames, mbyllja e qeverisë dëmtoi përpjekjet për krijimin e vendeve te reja te punes dhe mund të ndikojë në shifrat ekonomike që do të publikohen në të ardhmen. Departamenti i Punës thotë se 204 mijë vende të reja pune u hapën në tetor, por ritmet e papunësisë u rritën duke mberritur në 7.3 për qind.

Presidenti nënvizoi përsëri synimet e tij për shtimin e eksporteve amerikane dhe të produktivitetit dhe konkurrencës dhe i kerkoi Kongresit të miratojë reformat në emigracion, edhe pse analistët nuk parashikojnë që do të ketë ndonjë arritje këtë vit. Komentet e tij erdhen ne kohen e publikimit te nje sondazhi, i cili tregoi se aprovimi i amerikaneve per Obamen, ka mberritur piken me te ulet te Presidences se tij. Sipas anketimit te ‘Pew Research Center’, 41% eshte miratimi per shefin e Shtepise se Bardhe, ndersa 53% e amerikaneve nuk e aprovojne punen e bere prej tij.

Top Channel