Maldive, presidencialet në balotazh

09/11/2013 00:00

Ish-lideri i ishujve Maldive, Mohamed Nasheed ka marrë kryesimin e rivotimit për zgjedhjet presidenciale, por do t’i duhet një balotazh.

Me 99 për qind të votave të numëruara, zoti Nasheed ka siguruar 46.66 për qind të tyre, por nuk ka arritur shumicën e duhur. Tre kuti duhet ende të numërohen.

Balotazhi i parashikuar për të dielën mund të shtyhet pasi dy rivalët e zotit Nasheed nuk e kanë pranuar rezultatin, duke e bërë atë të pamundur.

Zoti Nasheed është përpjekur të rifitojë pushtetin pasi u detyrua të linte postin e kreut të shtetit në vitin 2012, gjatë një krizë politike.

Ai fitoi në arqipelagun e Oqeanit Indian në vitin 2008, kur u mbajtën zgjedhjet e para demokratike, duke zëvendësuar Maumoon Abdul Gayoom, që qeverisi vendin për tre dekada.

Nëse balotazhi i së djelës zhvillohet, Nasheed do të përballet me gjysmëvëllain e Gayoom, Abdulla Yameen, që mori rreth 30 për qind të votave në raundin e parë.

Kandidati i tretë Gasim Ibrahim, një pasanik i ndërtimeve dhe ish-ministër nën regjimin e Gayoom, ka dalë jashtë gare pasi ka siguruar vetëm 23 për qind të votave.

Rezultatet paraprake janë të ngjashme me ato të zgjedhjeve të 7 shtatorit, që u anuluan nga Gjykata Supreme pasi zoti Gasim pretendoi për parregullësi, pavarësisht se vëzhguesit e cilësuan procesin si të lirë dhe të ndershëm. Gjykata vendosi gjithashtu udhëzime të reja për zgjedhjet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA