Përfundimi i korrje-shirjeve, sipas traditës, kishte sjellë gëzim dhe festë të përbashkët në “Darkën e Lamës”, ku secili kishte sjellë ushqimin më të mirë që kishte në sofrën e përbashkët.

Kjo traditë, e bartur që nga koha paraardhësve dardanë të Ilirisë, bëri që ish-presidenti historik tashmë i ndjerë, Ibrahim Rugova të niste “Darkën e Lamës”, e cila tashmë shënohet tradicionalisht në Kosovë.

Karaketrisitë nga vitet paraprake ishte se festa kësaj radhe, përveç pjesëmarrjes së udhëheqësve shtetërorë e përfaqësuesve diplomatikë, u shtrua në sheshin kryesor të kryeqytetit, që mban emrin e ish-presidnetit të ndjerë.

Ndërkohë, në dallim nga herët e kaluara, qytetarë të shumtë patën mundësi të shijojnë të gjitha gatimet tradicionale kosovare. Duket se kjo dhe ishte arsyeja kryesore që darka nuk u shtrua në darkë, por në kohën e drekës.

Presidentja Jahjaga tha se “Darka e Lamës” është një festë e dardanëve ilirë dhe e popujve të tjerë në lashtësi, një festë tradicionale në familjet tona, e cila u ruajt dhe u përcoll brez pas brezi, si festë gëzimi për punët e kryera të stinës, për mbledhjen e drithërave, fryteve dhe të gjitha prodhimeve bujqësore.

Shënimi i “Dakrës së Lamës” rrallë herë ka arritur t’i mbledhë në një sofër përfaqësuesit politikë kosovarë. Edhe kësaj radhe, përveç pjesëmarrjes së disa ministrave dhe disa përfaqësuesve të partive politike mungoi kryeministri por, edhe vetë kryetari i LDK-së Isa Mustafa, i cili tashmë është edhe udhëheqësi i partisë së ish- presidentit historik Ibrahim Rugova.

Top Channel