Vijojnë sulmet në Iran, forcat izraelite rrëzojnë aeroplanin e parë iranian mbi Teheran
Trafikantët e qënieve njerëzore torturuan dhe përdhunuan në grup emigrantët afrikanë, vraka e të cilëve u mbyt në brigjet e ishullit të Lampeduzës, në ekstremin jugor të Italisë.
Policia ka arrestuar një shtetas somalez në ishullin në fjalë, që dyshohet se është skafist dhe që akuzohet se ka kryer krimet në fjalë bashkë me një bandë të armatosur.
Shumica e mbi 360 personave që humbën jetën në tragjedinë e tre tetorit ishin nga Eritrea dhe Somalia. Varka e tyre u përmbys teksa i afroheshin ishullit italian me 5 mijë banorë, që ndodhet fare pranë Siçilisë.
Emigrantët i kishin paguar mijëra dollarë secili bandës, e cila i lëviz ata përmes Saharasë për në Libi, ku mbahen në një kamp derisa paguajnë të paktën 3 mijë dollarë, raporton policia italiane.
Emigrantët kanë thënë për uniformat blu të vendit fqinj se torturat dhe përdhunimet bëhen në kampin në fjalë. Më pas, pasi bëjnë pagesën, ata i dorëzohen një organizate tjetër kriminale që në shkëmbim të parave u siguron varka për në Evropë.
I dyshuari si “kapiteni” i varkës së Lampeduzës, një shtetas somalez 24-vjeçar po mbahet në arrest nga policia në Siçili. Ai u arrestua pasi mbërriti në ishull më 25 tetor bashkë me një grup emigrantësh.
Kur ai hyri në një qendrë pritëse për emigrantët u sulmua nga disa të mbijetuar të tragjedisë. Ata thanë se e kishin njohur si një nga liderët e grupit që kishte organizuar udhëtimin e tyre në kushte çnjerëzore.
Ai përballet me një seri akuzash, që kanë të bëjnë me: rrëmbim, dhunë seksuale dhe trafik qëniesh njerëzore.
Top Channel