Schweinsteiger do të operohet në kavilje

08/11/2013 00:00

Lajm i keq për Bayern Munchen. Bastian Schweinsteiger do të operohet në kavilje dhe do të qëndrojë disa muaj jashtë fushave të lojës.

Mesfushori i bavarezëve dhe kombëtares gjermane ishte operuar më parë në kavilje dhe duket se rezultati nuk ka qenë i kënaqshëm.

“Javët e fundit kanë qenë shumë të vështira. Jam munduar të luaj, por operacioni është zgjidhja e vetme. Shpresoj që pas kësaj ndërhyrjeje të luaj pa dhimbje”, lexohet në një komunikatë të lojtarit.

Bayern Munchen ka pasur shumë probleme me dëmtimet këtë sezon: Javi Martinez, Arjen Robben, Xherdan Shaqiri, Thiago Alcantara dhe në fund Bastian Schweinsteiger. Pavarësisht kësaj, skuadra ka arritur 9 fitore dhe 2 barazime në 11 ndeshjet e para të Bundesligës.

Edhe më mirë në Champions League, ku Bayern është kualifikuar në fazën tjetër pas 4 fitoreve në 4 ndeshjet e para të grupit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB