Partia Demokratike denoncoi shkarkimin e 16 oficerëve të sektorit të
operacioneve speciale, qe sipas saj jane trajnuar nga partnerët
nderkombetare.
Arben Ristani tha se Partia Demokratike eshte e vendosur për të mos lejuar zhbërjen e shtetit apo vendosjen e tij nën kontrollin e krimit.
“Partia Demokratike, e vendosur për të mos lejuar zhbërjen e shtetit apo vendosjen e tij nën kontrollin e krimit, denoncon edhe një herë përpara publikut dhe kujtdo që ka vesh të dëgjojë dhe që i dhimbset Shqipëria, se akte të tilla duhet të ndalen sa nuk është vonë dhe në Policinë e Shtetit duhet kthyer ligjshmëria dhe profesionalizmi.Oficerët e policisë të këtyre sektorëve jetikë të luftës kundër krimit kanë fajin e vetëm se dinë shumë. Ata janë në dijeni të lidhjeve të elementëve me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe miqësive të tyre politike që shkojnë deri tek Ministri i Brendshëm dhe tek Kryeministri. Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm, duan ta kthejnë Policinë e Shtetit në një strukturë ushtarake të Partisë Socialiste për ta përdorur kundër kundërshtarëve politikë dhe për interesat e tyre mafioze dhe jo për të ruajtur rendin dhe qetësinë për gjithë popullin shqiptar. Efektet e kësaj paligjshmërie dhe veprimtarie anarkiste janë ndjerë menjëherë me pasoja të rënda për shtetasit e këtij vendi sepse policia e shtetit ka humbur aftësinë për të mbajtur nën kontroll teritorin e vendit.Vetëm në dy javët e fundit, ka mbi 20 viktima nga vrasjet, aksidentet në rrugë dhe së fundmi në minierat e braktisura”, tha Ristani.
Top Channel