Presidenti amerikan, Barack Obama, ka kërkuar falje gjatë së enjtes, ndaj atyre amerikanëve planet për sigurime shëndetësore të të cilëve janë duke u anuluar, për shkak të ligjit federal shëndetësor që ai përkrahu, edhe pse ai përsëriti vazhdimisht se ata mund të mbajnë mbulimin e tyre nëse do të donin.
“Më vjen keq, që ata po e shohin veten në një situatë të tillë, bazuar nga siguritë që morën prej meje”, tha ai për “NBC News”, në një intervistë ekskluzive. “Ne kemi punuar shumë për t’u siguruar se ata e dinë, që ne i kemi dëgjuar dhe se do të bëjmë gjithçka mundemi për t’u përballur me njërëzit që gjejnë veten e tyre në pozicione të vështira, si pasojë e kësaj”, shtoi ai.
Komentet e Obamës vijnë disa ditë pasi ai u përpoq të qartësonte se çfarë nënkuptonte ai kur u siguroi vazhdimisht amerikanëve gjatë viteve të kaluara, se ata do të mund të mbanin planet e tyre të sigurimeve në momentin që do të hynte në fuqi Akti për Kujdes të Përballueshëm Shëndetësor.
Miliona amerikanë kanë marrë njoftimet e anulimit nga kompanitë e tyre të sigurimeve gjatë javëve të fundit. Zyrtarë të administratës kanë pranuar se këto kompani, në shumë raste, kanë hequr mbulimet që janë më pak të konceptueshme se i ashtuquajturi “Obamacare”, dhe se amerikanët do të jenë shumë më mirë në periudhë afatgjate me sigurimet e reja.
Elementë kyç të ligjit të shëndetësisë ndalojnë diskriminimin për kushtet para-ekzistuese dhe kërkojnë plane të reja mbulimi për kujdesin në maternitete, shëndetin mendor dhe fusha të tjera. Programi u zhvillua për të ofruar kujdes të plotë brenda mundësive ndaj miliona amerikanëve të pasiguruar.
Rreth 95% e rezidentëve ligjorë amerikanë përfitojnë sigurime shëndetësore përmes punonjësve privatë, apo qeverisë federale, bën të ditur administrata Obama.
Falja e Obamës vjen një javë pasi shmangie të ngjashme u bënë nga zëvendës/presidenti Joe Biden dhe Sekretari për Shërbimet Humane e Shëndetësore, Kathleen Sebelius, lidhur me dështimin e faqes së internetit të “Obamacare”.
Top Channel