Arafatin e vranë?

08/11/2013 00:00

Jaser Arafati nuk ka vdekur nga mosha, ndonjë semundje apo shkaqe
natyrale. Zyrtarët palestineze, në një konference për shtyp, thane se
hetimet do të vazhdojnë për hedhur dritë mbi vdekjen e tij në spitalin e
Parisit në vitin 2004.

Duke iu referuar raportit të shkencetareve zviceriane, eshtrat e tij përmbanin polonium radioaktiv, në sasi 18 herë të lartë se normalja, por ata nuk mundën të konfirmojnë nëse ishte pikërisht ai shkaku i vdekjes. Të premten, komitetit palestinez për hetimin e vdekjes së Arafat beri thirrje për një hetim ndërkombëtar. Shkëncëtaret e Qendres Spitalore te Universitetit Vaudois në Lozanë të Zvicrës kryen disa ekzaminime te detajuara, duke marre pjesë të eshtrave të Arafatit dhe kampione të tokës.

Profesori Francois Bochud – tha te enjten- gjate nje konference per shtyp se niveli i larte i poloniumit tregon përfshirjen e një elementi te trete ne vdekjen e Jaser Arafatit, por ai nuk mundi te jape ndonje shpjegim nëse ishte ai shkaku.

Poloniumi-210 eshte nje substance e helmet. Gjendet ne doza te vogla në ushqime apo trupin e njeriut por mund të jetë fatale nëse gëlltitet në doza të larta. Arafati drejtoi Organizaten për Clirimin e Palestines për 35 vjet dhe u bë presidenti i parë i Autoritetet palestinez në vitin 1996.  

Zyrtarisht si shkak i vdekjes u shënua hemorragji cerebrale pas një çrregullimi me gjakun.E veja e Arafatit, Suha tha se raporti dëshmon se ai është vrarë. Por meqe i shoqi kishte patur armiq te shumte në të gjithë botën, ajo nuk mund të fajësonte askënd ne menyre te drejtperdrejte. Shumë palestinezë besojnë se Izraeli është përgjegjes për vdekjen e Arafatit megjithese, autoritetet e këtij vendi e kanë mohuar shpesh këtë. Jaser Arafati nderroi jete ne vitin 2004 ne spitalin ushtarak të Parisit, pasi u semur papritur ne Ramallah në Bregun Perendimor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB