Ancelotti: Tifozëve nuk i pëlqen loja e Realit

08/11/2013 00:00

“Më vërshëllejnë tifozët pasi nuk po i pëlqen loja e ekipit.” Këto janë fjalët e Carlo Ancelottit në konferencën e shtypit para takimit që Real Madrid do të zhvillojë ndaj Real Sociedad.

“Është e vërtetë që nuk kemi vazhdimësi në lojë, por nuk besoj se vlerësojmë më shumë Champions-in sesa kampionatin. Kemi vuajtur edhe ndaj Gallatasarajit për 30 minuta”, shtoi tekniku italian.

Për të përmirësuar lojën do të jetë i rëndësishëm Xabi Alonso: “Është lojtar i domosdoshëm për ne. Do të luajë titullar.”

Ancelotti duket se ka gjetur treshen e tij sulmuese Cristiano-Bale-Benzema dhe duket se nuk ka më vend për Di Marian.

“Di Maria është në formë të mirë, por ndonjëherë konkurrenca të ul në stol. Kjo nuk do të thotë që lojtari do të humbë medoemos besimin tek vetja.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB