Zbulohet skandali i vizave në konsullaten amerikane në qytetin Ho Ci Min
të Vietnamit, prej vitit 2010 deri në vitin 2012. Ne qendër të tij
është ish-zyrtari amerikan Majkëll Sestak, i ngarkuar me miratimin e
vizave amerikane në Vietnam.
Ai pranoi fajësinë ndaj akuzave për mitmarrje. Behet fjale për një shume prej 3 milionë dollarësh në shkëmbim të vizës së Shteteve të Bashkuara. Ish-punonjësi i Shërbimit Diplomatik Amerikan pranoi të mërkuren në Gjykatën Federale në Uashington se kishte vene ne zbatim skemën korruptive.
Ai pranoi se për të nxjere rreth 500 viza gjate periudhes kur punonte ne konsullaten amerikane ne Ho Ci Min, prej vitit 2010 deri vitin e kaluar kishte marre ne kembim para. Prokuroret thane se i pandehuri Majkëll Sestak e kishte vene ne zbatim skemen korruptive ne bashkepunim me kater persona te tjere, dy prej te cileve amerikane qe jetonin në Vietnam, ndërsa dy të tjerë ishin vjetnameze.
Ata duhet te mblidhnin rreth 10 milionë dollarë nga rryshfetet qe shkonin nga 15 mijë deri në 70 mijë dollarë. Zyrtarët amerikane thane se 42-vjeçari Sestak e përdorur pjesën e tij të parave, rreth 3 milione dollarë për blerjen e pasurisë së patundshme në Tajlandë. Pas akuzave te ngritura, ai humbet të drejtën e pronësisë. Megjithese denimi ndaj tij nuk shpallur ende, duke u mbështetur mbi ligjin amerikan, Sestak mund te denohet nga 19-24 vjet burg.
Top Channel