Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për televizionin
boshnjak BHT1 ka thënë se Serbia ka pasur pretendime territoriale ndaj
Kosovës, por përpjekjet e saj kanë qenë të pasuksesshme.

“Tani kemi Marrëveshjen e 19 prillit me Serbinë. Kosova është sovrane, e pavarur dhe me integritet territorial të pranuar ndërkombëtarisht. Askush nuk mund të aspirojë për të ndryshuar kufijtë e rajonit”, ka thënë Thaçi.

I pyetur nëse Serbia do të jetë e gatshme të pranojë pavarësinë e Kosovës, Thaçi ka thënë se për momentin është e rëndësishme të punohet për normalizimin e marrdhënieve, ndërsa njohja t’i lihet kohës.

“Tani duhet të mendojmë më shumë për të ardhmen sesa për të penguar njëri-tjetrin. Bisedimet në Bruksel kanë ndihmuar shumë edhe Kosovën, edhe Serbinë, si dhe paqen e stabilitetin në rajon”, ka shtuar Thaçi.

Top Channel