Scarlett Johansson, pro pornografisë

07/11/2013 00:00

Është një debat që po zgjat disa dekada dhe nuk duket se do të përfundojë së shpejti, por aktorja Scarlett Johansson ka zbuluar se nga cila anë qëndron në çështjen e të parit apo jo pornografi së bashku me partnerin.

28-vjeçarja ka thënë për revistën ‘Marie Claire’ se nuk ka asgjë të keqe të shikosh filma për të rritur: “Mendoj se pornografia mund të shijohet dhe mund të jetë produktive për mashkullin dhe femrën.”

Gjithsesi, Johansson pranoi se duhet të ketë një kufi: “Nëse marr vesh se i dashuri im është i fiksuar pas videove me pullë të kuqe, do të tmerrohesha.”

Kohët e fundit Johansson ka përfunduar xhirimet e filmit të dytë ‘Captain America: Ëinter Soldier’ dhe së shpejti do të nisë xhirimet e filmit të dytë të Avengers me titull ‘The Avengers: Age Of Ultron’.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta