“Një ditë si Sofia” është libri i ri i Monika Stafa Shoshorit, libër që “është produkt i shqetësimeve të vazhdueshme ndaj shoqërisë shqiptare”.

Në studion e ‘Pasdite në Top Channel’, shkrimtarja theksoi se është një krijim që “ka të bëjë me njeriun shqiptar, jetesën e tij dhe marrëdhënien me Europën”.

“E kam shkruajtur librin kur pata një pauzë nga televizioni. Doja të punoja edhe gjatë periudhës së pushimit e për këtë arsye nisa librin. Është një ngjarje e thjeshtë që mund t’i ndodhë kujtdo. Është sjellë në një formë të caktuar dhe lexuesi është i lirë të mendojë çfarë të dojë. Mesazhin e librit lexuesi duhet ta nxjerrë vetë”, u shpreh gazetarja e Top Channel, e cila shtoi se në këtë libër ka shumë ngjarje nga jeta e saj.

Duke folur për konkurrencën që kanë femrat me njëra-tjetrën, Monika tha: “Secili përpiqet të bëjë më të mirën dhe në këto kushte do të ketë gjithmonë luftë brenda gjinisë.”

Top Channel