Izraeli avancon në operacionin tokësor në Liban, IDF jep urdhrin për evakuimin e plotë të banorëve Ka shumë gjasa që ish-lideri i PLO-së, Yasser Arafat të ketë vdekur nga helmimi me lëndën radioaktive polonium.
Kështu bën të ditur raporti i një laboratori shkencor në Gjenevë të Zvicrës, që ka regjistruar gjurmë të lëndës në një nivel 18 herë më të lartë se norma në kufomën e Arafat.
Raporti është cituar nga “Al Jazeera” dhe sipas televizionit konfirmon rezultatet e një hetimit të bërë prej tij vitin e kaluar, që kishte konstatuar gjurmë të izotopit në sendet personale të liderit palestinez.
“Al Jazeera”, që ka siguruar ekskluzivisht raportin prej 108 faqesh dhe të redaktuar nga specialistët e Universitetit të Lozanës, ka raportuar se, “haset një nivel i lartë anomal poloniumi radioaktiv në brinjët dhe legenin e Arafat dhe ka 83 për qind mundësi që ai të jetë helmuar”.
Mbi rrethanat e vdekjes së liderit palestinez, që ndërroi jetë 11 nëntorin e vitit 2004 në një spital ushtarak pranë Parisit, ka pasur gjithmonë një hije misteri dhe trupi i tij u zhvaros vitin e kaluar.
Raporti i është dorëzuar në Paris edhe të vesë, Suha Arafat, e cila ka bërë këtë koment: “Është sikur më kanë thënë se sapo ka vdekur. Është zbuluar një krim i vërtetë, një vrasje politike”.
Poloniumi është izotopi radioaktiv që u zbulua edhe në trupin e Alexandr Litvinenko, ish-kolonel i shërbimeve sekrete ruse që kishte denoncuar masakrat çeçne dhe që vdiq i helmuar në vitin 2006 në Londër.
Top Channel